Ushtria amerikane konfirmoi zyrtarisht përdorimin e bombarduesve të padukshëm nga radarët B-2 për të goditur objektet nëntokësore të raketave balistike iraniane.
“Mbrëmë, bombarduesit B-2 amerikanë, të armatosur me bomba 910 kilogramëshe, goditën objektet e raketave balistike të përforcuara të Iranit”, thotë Komanda Qendrore e SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Deklarata vjen pasi analistët që monitorojnë të dhënat e gjurmimit të fluturimeve me burim të hapur zbuluan se bombarduesit B-2 ishin përdorur në sulmet e fundit ndaj Iranit.
Bombarduesit u përdorën gjithashtu në sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane në qershor.
Nw anwn tjetwr, ushtria amerikane si dhe vetw presidenti Donald Trump, ka konfirmuar vrasjen e liderit suprem iranianw si dhe tw shumw zyrtarwve tw lartw ushtarakw. /Telegrafi/



Të tjera
Aktuale
Aksioni në ndërtim zbulon shkelje në Kosovë: mbyllen 50 kantiera, dhjetëra kompani drejt gjykatës
Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar
Lajme
Tiranë, Prishtinë e Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?
Pronarët e një agjencie udhëtimi në
Aktuale
Çmimet tavan të derivateve për sot në Kosovë
Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë,