Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lupç të Podujevës, ku janë lënduar disa persona. Nga zyra për media e Policisë së Kosovës, konfirmuan se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Tutje, Policia njofton se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./botapress/