Drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, duke folur për protestën që kanë paralajmëruar për të hënën në Bujanoc, u shpreh se përmes atij tubimi synohet t’i bëhet e qartë Serbisë se shqiptarët “nuk do të heshtin”.
Postimi i Lutfiut:
Më 31 gusht 2023, realizuam aksion simbolik para shtëpive të shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë, sepse këto institucione shpërfillnin kuadro shqiptare ndërsa sjellnin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë.
Më datë 8 shtator 2023, realizuam aksion para stacionit policor në Bujanoc, sepse 2016-ta, është viti ku për herë të fundit u punësua një shqiptar në këtë institucion.
Më datë 16 tetor të vitit 2023, realizuam aksion para Gjykatës në Bujanoc, edhe në këtë institucion po shpërfillën kuadrot shqiptare e po sjellin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë.
E të hënën do ta realizojmë protestën e madhe për t’ia bërë të qartë Serbisë se nuk do të heshtim.



Të tjera
Aktuale
Policia heton vdekjen e një foshnje në Obiliq, u dërgua nga prindërit pa shenja jete në QKMF
Policia e Kosovës ka nisur hetimet
Aktuale
Prokuroria Speciale ngrit katër aktakuza për spiunazh ndaj pesë personave
Vetëm nga qershori i 2024-ës e
Aktuale
Koalicion me VV-në?, Haziri: Mos pritni sepse për LDK’në është çështje e mbyllur
Deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi