Sot në media është raportuar që deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, pritet të emërohet Ministër i Shëndetësisë.
Ndërsa, ministri aktual i këtij dikasteri qeveritar, Arben Vitia, është thënë se së shpejti do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij për Kryetar të Prishtinës.E, në lidhje me këtë media ka kontaktuar me deputetin Avdyli.I, njëjti as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
E, vetmja përgjigje e tij ka qenë se kjo çështje mbetet të diskutohet.“Nuk mund të konfirmoj asgjë njëherë. Kjo çështje mbetet të diskutohet por nuk mund të konfirmoj asgjë”, ka thënë ai.
I pyetur se a ka ofertë nga Vetëvendosja për këtë pozitë, Avdyli ka thënë s enuk mund të komentoj asgjë.“Nuk mundem me komentu, më vjen keç”, ka deklaruar shkurt ai.Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave.