Botapress 30 Korrik – Tentim demolimi i sontem i Redaksisë së gazetës online Botapress nuk është i pari edhe pse do të donim të ishte i fundit.
Ndaj Botapress-it ka pasë edhe tentime të tjera. Kështu qysh në vitin e parë të themelimit, më 2014, vetëm disa muaj pas fillimit të punës u sulmua redaksia dhe me atë rast u vodhën pajisje kompjuterike të redaksisë.
Rasti u lajmërua në Policinë e Kosovës por asnjëherë nuk u zbulua autori apo autorët.
Tentim atentati i fundit është nje përpjekje për të frikēsuar gazetarët dhe për të penguar punën e gazetës në fushën e informimit publik.
Kujtojmë se ndaj botuesit te gazetës Botapress, Bajrush Morinës janë bërë edhe disa kërcenime të llojeve të ndryshme edhe sa ishte duke punuar në gazeten Bota sot.
Por ky sulm dhe tentim denolimi sa do që dëshirojmë të jetë i fundit, nuk do të ndikojë aspak në punën e mëtutjeshme të gazetës Botapress.
Pra kot e keni, kush do që jeni: As nuk frikësohemi e as nuk do të ndalemi!