Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e barrierave ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka thënë se mashtrimi i Qeverisë Kurti po vazhdon.
Postimi i plotë:
Mashtrimi vazhdon!
Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.
Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës.
Mjaft mashtrimit!
RH