Ministria e Infrastrukturës ka mbyllur një nga tenderët më të mëdhenj për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale në vend, me vlerë mbi 35 milionë euro për tre vjet
Plot 91 grupe operatorësh ekonomikë hynë në garë për kontratat milionëshe që përfshijnë mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrjetit rrugor në gjithë territorin e Kosovës. Pas një procesi vlerësimi, 15 grupe operatorësh janë shpallur fitues dhe do të menaxhojnë segmentet përkatëse të rrugëve në nivel vendi.
Kontratat përfshijnë pastrimin e borës, kriposjen gjatë sezonit dimëror, riparime të asfaltit, mirëmbajtjen e sinjalizimit rrugor dhe ndërhyrje të tjera emergjente për të garantuar qarkullim të sigurt dhe funksional gjatë gjithë vitit.
Sipas njoftimit, përzgjedhja është bërë mbi bazën e çmimit më të ulët, ndërsa vlera totale e kontratave kap shifrën prej 35 milionë eurosh.




Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen