Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju-Jork u mbajt një diskutim me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës”.
Diskutimi u organizua nga Shoqata “Ulqini”, në bashkëpunim me Konsullatën.
Ngjarjen e hapi dhe i përshëndeti të pranishmit ambasadori i Kosovës, Blerim Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqin dhe për rreth 20,000 shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e së vërtetës dhe përgjegjësisë.
Diskutimi trajtoi krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, me theks të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës, duke vënë në pah forcën, qëndresën dhe zërin e grave të Kosovës.
Parafolëset ishin Vasfije Krasniqi Goodman, e dërguara speciale e presidentes së Republikës së Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ndau dëshminë e saj të fuqishme, si dhe Vera Mjeku, me reflektime mbi rëndësinë e drejtësisë dhe angazhimit institucional.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar