Botapress 29 Korrik -Ardhja e mërgimtarëve nga shtetet e Evropës në vendlindje ka shkaktuar kolona në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës.Ashtu siç zakonisht ndodhë, situatë më e komplikuar është në Merdare, ku kolonat arrijnë deri në 150 metra.
Kësisoj, pritjet në hyrje shkojnë deri në 2 orë, teksa në dalje deri në 2 orë e 40 minuta.
Dy orë pritje në dalje ka edhe në Muçibabë dhe tek Dheu i Bardhë. Në Jarinjë ndërkaq kolonat janë deri në 50 minuta.