Drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektorin Aurel Kaziu, pasi u kap së bashku me 2 të tjerë duke tentuar të fusin nga Serbia në Kosovë 1 milionë euro të pa deklaruara.
Për pezullimin raporton Top Channel, ndërsa shkruan se polici me detyrë është agjenti i policisë kriminale në komisariatin e Kamzës.
Rasti u zbulua nga Prokuroria Speciale e Kosovës e cila ka ndaluar për 48 orë, policin shqiptar dhe 2 kosovare të identifikuar si Etnik Ahmaxhokaj dhe Ardit Laska të cilët janë të dyshuar për veprën penale të “pastrim parash”.
Automjeti tip furgon që dyshohet se i përket policit Aurel Kaziu u përzgjodh për kontroll të detajuar bazuar në analizën e riskut teksa po futej në territorin e Kosovës nga pikëkalimi kufitar i Merdares.
Fillimisht mjeti është kontrolluar me skaner me rreze X, ku është evidentuar një hapësirë të modifikuar në dysheme.
Më pas Policia Kufitare e Kosovës ka përdorur pajisje fibroskopike për kontroll më të thelluar dhe ka gjetur pakot e parave të cilat pas numërimit kanë rezultuar rreth 1 milion euro.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,