Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë një fenomen të pazakontë të njohur si “Shi i Kuq”, sipas paralajmërimeve të shkencëtarëve evropianë të klimës. Ekspertët nga Copernicus Atmosphere Monitoring Service kanë bërë të ditur se një re pluhuri i kuq nga Sahara po lëviz drejt Evropës dhe do të arrijë mbi Britani, ku do të përzihet me reshjet e vazhdueshme të shiut. Ky kombinim pritet t’i japë reshjeve një nuancë të kuqërremtë.
Sipas shkencëtarit të lartë Mark Parrington, pluhuri do të kalojë kryesisht mbi jugun e Anglisë dhe në lartësi të mëdha atmosferike. Fenomeni parashikohet të zgjasë rreth dy orë gjatë pasdites. Megjithëse emri tingëllon shqetësues, ekspertët theksojnë se “Shi i Kuq” nuk paraqet rrezik për shëndetin. Pas tharjes së reshjeve, pritet të mbetet vetëm një shtresë e hollë pluhuri mbi makina dhe sipërfaqe të ekspozuara.
Fenomeni lidhet me erërat e forta që ngrejnë pluhurin saharian lart në atmosferë. Nëse rrjedhat ajrore në shtresat e sipërme fryjnë drejt veriut, grimcat mund të udhëtojnë mijëra kilometra dhe të arrijnë deri në Britani. Ndërkohë, shërbimi meteorologjik britanik ka paralajmëruar se reshjet e shumta pritet të vazhdojnë deri në mes të marsit. Autoritetet theksojnë se fenomeni është kryesisht vizual dhe nuk ka arsye për alarm.



Të tjera
Aktuale
Kosova ende s’e ka njoftuar formalisht KE’në, një pjesë e financimit në rrezik
Kosova ende nuk e ka njoftuar
Aktuale
IPK rekomandon suspendimin e tetë policëve, gjashtë nga Gjakova e dy nga Gjilani
Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Kirurgët nuk i kursyen grushtet e shkelmat ndaj njëri-tjetrit, kamerat në QKUK kanë filmuar gjithçka
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë