Kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shpallur sot zyrtarisht rikandidimin e tij për ta drejtuar edhe për një mandat tjetër këtë komunë.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor. Në shumë komuna si në ato të mëdha, por edhe në ato që quhen të vogla, gara do të jetë e nxehtë. Në njërën prej komunave ku gara pritet të jetë e fortë, është në Skenderaj. Ditë më parë, Sami Lushtaku e ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ndërsa sot është Bekim Jashari që ka shpallur zyrtarisht rikanidimin e tij për të drejtuar edhe për një mandat tjetër komunën e Skenderajt.
Gjatë kësaj ceremonie atje janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve, në përkrahje të tij. Përveç qytetarëve, edhe shoqatat e luftës, veteranëve, invalidëve dhe gjeneral të UÇK’së si Ilaz Dërguti, janë dalë në përkrahje të Jasharit.
Më poshtë keni fotografi nga ceremonia. /Botapress/