Sekiraqa qëndron pas vrasjes së Triumf Rizës për hakmarrje, konstaton aktgjykimi 156-faqësh i Themelores

Kur e ka dënuar me 25 vite burgim, gjykata e ka konstatuar se Enver Sekiraqa qëndron prapa vrasjes së policit Triumf Riza për motive të hakmarrjes si rezultat i një konflikti që fillon më 2000-2001.

Sekiraqa vazhdon të mbetet në arrati pavarësisht se ka një vendim të Apelit që e kishte kthyer në paraburgim pasi fillimisht shkalla  parë e kishte lënë të lirë kur e kishte shpallur aktgjykimin dënues ndaj tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktgjykimin prej 156 faqesh të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzën ndaj Sekiraqës për nxitjen e vrasjes së policit të ndjerë Triumf Riza, përfshihen deklaratat e rreth 40 dëshmitarëve dhe administrimi i 85 provave materiale.

Sipas gjykatës, konflikti që çoi në vrasjen e Rizës filloi në vitet 2000-2001, kur ai, si zyrtar i Policisë së Kosovës, u kërcënua nga Enver Sekiraqa.

Të tjera

Aktuale

Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se

Aktuale

Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese

Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,