Komuna e Fushë Kosovës, e cila po shënon rritje të vazhdueshme të numrit të banorëve, po planifikon ndërtimin e një sheshi modern në pjesën e vjetër të qytetit, si dhe punime në gjysmëunazën e qytetit që pritet të përmirësojnë qarkullimin rrugor.
Hapësira poshtë rrugës kryesore “Nënë Tereza”, që të shpie drejt hekurudhës, është parashikuar të shndërrohet në një shesh modern, i cili do të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe rinovimin e Shtëpisë së Kulturës.
Sipas kryetarit të komunës, Valon Prebreza, sheshi do të jetë pjesë e platformës së qytetarëve dhe synon të rikthejë gjallërinë në pjesën e vjetër të qytetit:
“Sheshi që kemi prezantuar është paraparë të jetë në pjesën e vjetër të qytetit, e cila do të ringjallet dhe do të mundësojë që të gjitha aktivitetet kulturore të zhvillohen aty. Aty përfshihet edhe rinovimi dhe funksionalizimi i Shtëpisë së Kulturës.”
Banorët e Fushë Kosovës kanë shprehur nevojën e madhe për një hapësirë të gjelbër dhe të pastër për pushim dhe shëtitje.
“Na nevojitet, sepse Fushë Kosova është e mbipopulluar dhe ka nevojë për një vend me gjelbërim”, tha një qytetar.
“Është shumë i nevojshëm. Ne pensionistët kemi nevojë për një vend ku të dalim e të shëtisim dhe të jetë i pastër,” shtoi një tjetër qytetar.
Krahas ndërtimit të sheshit, zyrtarët komunalë premtojnë fillimin e punimeve në gjysmëunazën e qytetit, për të lehtësuar qarkullimin rrugor dhe për të përmirësuar infrastrukturën për banorët.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing