Grenell poston fjalën e Trump-it për Kosovën: Për çdo problem me Serbinë, më telefononi mua

Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA-së, ka publikuar në Twitter pjesë nga fjala e presidentit amerikan gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes në Uashington.

Në fjalimin e tij, Trump foli për shmangien e një lufte mes Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar rolin e SHBA-së në ruajtjen e paqes ndërmjet dy vendeve.

Ai iu drejtua gjithashtu presidentes Vjosa Osmani, duke i thënë se për çdo problem mes këtyre shteteve mund ta telefonojë atë.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli për paqen midis Kosovës dhe Serbisë: ‘Po merreni vesh. Dhe kur nuk merreni vesh, telefononi dhe ne do ta zgjidhim,’”, shkroi Grenell në postimin e tij.

 

Të tjera