Reshjet shiu pritet të përfshijnë vendin gjatë natës me kalimin në mëngjesin e së premtës.
Pjesëve perëndimore reshjet po parashihet të jenë paksa më intenzive, zonave malore me reshje më të shumta dëbore. Deri nga mesdita reshjet pushojnë, kur parashihen edhe intervale me diell.
Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 10C e 12C. Frynë erë jugore e juglindore mesatare e mesatarisht e fuqishme 5-12m/s.
Më shumë vransira kalojnë ditën e shtunë mbi vend, ku përreth zonave malore mund të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore. Pak reshje dëbore mund të shfaqen me kalimin në ditën e diel, kur temperaturat minimale zbresin në -2C.
Maksimalet mbesin më të ulëta të shtunën, ndërmjet 2C e 4C, e të dielen shënojnë një rritje në 8C. Të shtunën frynë erë mesatare verilindore 5-11m/s. Nga dita e hënë parashihet mot stabil, kryesisht me diell. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 12C e 14C. Të martën aty këtu mund të paraqiten riga lokale shiu, derisa edhe era frynë nga veriperëndimi me hove deri në 10m/s.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në