Botapress 28 Korrik – Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021.“Kuvendi e miratoi ligjin nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Me këtë rast i mbylli punimet e kësaj seance plenare”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Vetëm një amandament i opozitës ka kaluar nga 35 sa ishin gjithsej. Amandamenti i opozites u bë nga deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra për ndërtimin e një kopshti femijësh në Skenderaj, njofton Klan Kosova.
Seanca tjetër e paraparë që të nisë nga ora 14:00 është shtyrë për në ora 15:00.