Arianit Sllamnikut i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim me të cilin masën e paraburgimit ia ka zëvendësuar me arrest shtëpiak Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet iu ka përshkruar ilaçe në vlerë mijëra euro fëmijëve me autizëm, me pretendimin se i shëron.

Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore” dhe “Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barnave”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Zëvendësimin e masës e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësi i Gjykatës, Sabit Shkodra.

“Me kërkesë të Prokurorisë, është bërë zëvendësimi i masës së paraburgimitbme arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha Shkodra.

Kujtojmë se me rastin e caktimit të paraburgimit më 22 janar 2026, Gjykata kishte njoftuar se Sllamniku dyshohet se në lokalin e tij ka kryer trajtime mjekësore dhe vizita mjekësore e këshilluese kinse për shërimin e autizmit, duke përshkruar e rekomanduar përdorimin e terapive të ndryshme të paverifikuara e të pakonfirmuara, përkundër se nuk ka pasur njohuri e as kualifikim për këtë fushë mjekësore.

“Nga periudha e papërcaktuar kohore e deri më datë 20.01.2026, në Gjilan, në rrugën ’’17 Shkurti’’, në lokalin e regjistruar si ‘’Consulence’’, i pandehuri, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, pa kualifikim përkatës profesional, pa licencë dhe pa autorizime ligjore për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike, përkundër se i vetëdijshëm se nuk posedonte kualifikime të posaçme dhe të domosdoshme sipas ligjit ka ushtruar veprimtari të kundërligjshme, ashtu që në lokalin ‘’Consulence’’ ka kryer trajtime mjekësore dhe vizita mjekësore e këshilluese kinse për shërimin e Autizmit duke përshkruar e rekomanduar përdorimin e terapive të ndryshme të pa verifikuara e të pa konfirmuara, përkundër se nuk ka pasur njohuri e as kualifikim për këtë fushë mjekësore, ashtu që pas raportimit të lajmit për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme gjatë zbatimit të urdhër kontrollit UGJK nr.5/2026 nga NJHP në Gjilan, në lokalin ‘’Consulence’’, gjendet edhe një dëshmitar i cili pas marrjes së terminit kishte shkuar për tu konsultuar për trajtimin Autizmit, e po ashtu gjenden edhe medikamente të ndryshme mjekësore të cilat sekuestrohen”, thuhej në njoftim.

Më këto veprime, Sllamniku dyshohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Ai po ashtu dyshohet se ka përshkruar dhe udhëzuar marrjen e terapisë së paverifikuar dhe të patestuar kinse për largimin e metaleve dhe shërimin e autizmit dhe në këmbim të këtyre shërbimeve pranoi shuma të ndryshme të pagesave.

“Gjithashtu i pandehuri edhe përmes komunikimit elektronik nga llogaria e tij dhe përmes telefonit, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin për veprimtarinë farmaceutike dhe rekomandimet e OBSH-së, ka kryer eksperimente mjekësore duke rekomanduar terapi farmaceutike të pa verifikuar për probleme shëndetësore konkrete, ashtu që pas vizitave të drejtpërdrejta apo edhe kontaktit përmes komunikimit elektronik tek persona të ndryshëm, kryesisht fëmijë të prekur nga spektri Autik ka rekomanduar, përshkruar dhe udhëzuar marrjen e terapisë të pa verifikuar dhe të pa testuar kinse për largimin e metaleve dhe shërimin e Autizmit dhe në këmbim të këtyre shërbimeve pranon shuma të ndryshme të pagesave, i vetëdijshëm se terapitë e këshilluara nuk ishin të testuara në njerëz dhe për probleme të tilla shëndetësore e për të cilat nuk kishte njohuri bazike as për efektet anësore”, kishte njoftuar Gjykata.

Më këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barnave” nga neni 257, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Ndryshe, lidhur me rastin e Sllamnikut kishte reaguar Ministria e Shëndetësisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’iu besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

Kurse, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me raportimet se një individ dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm. KOMF u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të ndërmarrin masa urgjente. /BetimipërDrejtësi

Të tjera

Aktuale

Abdixhiku: Ofrova dorëheqjen, lideri duhet të marrë përgjegjësi

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku,