Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën e tij përfundimtare të mërkurën ka thënë se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi.
Para trupit gjykues në Hagë, Selimi ka deklaruar se UÇK-ja nuk është krijuar nga dëshira por nga nevoja dhe se armët për ta ishin mbijetesë.
“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për t’u vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja. Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh. Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare”, ka thënë ai, raporton KSP.
Ai tutje u shpreh i bindur se kanë bërë gjënë e duhur.
“Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, ka thënë ai mes tjerash.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura