Ministria e Ekonomisë ka prezantuar projektin “Green Energy Future”, që parashikohet të lehtësojë barrën e izolimit të shtëpive.
Sipas ME-së, 7 nga 10 familje në Kosovë nuk kanë rehati të plotë gjatë dimrit, teksa shumica e familjeve ngrohen vetëm në disa dhoma, me pjesë të tjera të shtëpisë që mbesin të ftohta, shkruan IndeksOnline.
“Kjo nënkupton humbje të nxehtësisë, shpenzime më të larta dhe më pak komoditet. Izolimi më i mirë dhe masat e efiçiencës së energjisë ndihmojnë të ruhet ngrohtësia, të ulen faturat dhe të përmirësohet jeta në shtëpi” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Projekti në fjalë, që financohet nga marrëveshja ndërmjet Kosovës, qeverisë daneze dhe zbatohet nga UNDP-ja, në partneritet me fondin e Kosovës për efiçiencë.
Fushata informuese ka për plan përmirësimin e kushteve të jetesës, uljen e kostove për energji dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër për banorët.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe