Rast i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, mjekët heqin tumor rreth 4 kilogramë

Një intervenim i ndërlikuar kirurgjik është realizuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Pacientja me inicialet Sh.K., e lindur në vitin 1968 u pranua në repartin e Kirurgjisë me ankesa për dhimbje të forta, fryrje të barkut dhe pengesa serioze në tretje, transmeton Klankosova.tv.

Pas ekzaminimeve të detajuara imazherike dhe laboratorike, ekipi mjekësor e diagnostikoi pacienten me Tumor Permagna abdominis (tumor me përmasa shumë të mëdha në bark, rreth 4 kilogramë). Po ashtu, ajo kishte edhe Peritonitis serosa (inflamacion i membranës së barkut me grumbullim lëngu).

Për shkak të rrezikut dhe përmasave të masës tumorale, u vendos për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjike. Gjatë operacionit, ekipi arriti të hiqte me sukses masën tumorale që peshonte rreth 4 kilogramë, duke i rikthyer pacientes funksionet vitale dhe duke eliminuar rrezikun për jetën.

Të tjera

Aktuale

Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka

Showbiz

E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit

Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura