Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mbrëmë në autostradat e vendit, në më pak se dy orë. Nga këto aksidente, kanë mbetur të lënduar tetë persona.
Aksidenti i parë ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Vërmicë, ku janë përfshirë tri vetura.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë, aksidenti tjetër ndodhi në autostradën “Arbën Xhaferi”. Në aksident u përfshin dy vetura, ku të lënduar mbetën katër persona
“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘ArbërXhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, ka konfirmuar Krasniqi.



Të tjera
Kosova Lajme
S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin
Shefja e Grupit Parlamentar të
Lajme
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026
Termokos ka marrë vendim që sot
Aktuale
Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të