Autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka dalë me një video sqaruese për incidentin e ndodhur të enjten mbrëma në studion e emisionit të tij mes gazetarit Berat Buzhala dhe publicistit Albatros Rexhaj.
Fevziu ka thënë se mes tyre s’ka pasur kontakt fizik dhe sipas tij është e rëndësishme që në një pauzë përgjatë emisionit, të dy janë pajtuar dhe i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit.
“S’ka pasur asnjë përplasje fizike në mes të dy protagonistëve. Por s’pati asnjë kontakt fizik. Të dy bashkë ata, gjatë pushimit u pajtuan me njëri-tjetrin dhe i dhanë dorën njëri-tjetrit”, ka thënë Fevziu./Express/



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,