Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të merr pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih e cila do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt.
Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit për media, ai do të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të konferencës, si dhe do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të saj.
Konferencë kjo në të cilën presidentja, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme e ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munich, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.



Të tjera
Lajme
Çka parasheh Projektligji për Shtetësinë, që e miratoi sot qeveria?
Në mbledhjen e sotme të qeverisë
Aktuale
Rezoluta e LDK për derivatet e naftës nuk hidhet në votim
Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
‘‘E lëshon një grusht miza edhe ik’’, Musliu ironizon me Kurtin: Dashta me falënderu frikacakun
Deputetja e Partisë Demokratike të