Enver Hoxhaj e ka quajtur si shprehje e vetdijes së lartë të një politikani dorëheqjen e Haradinajt nga posti i kreut të AAK-së.
Deputeti i PDK-së e ka vlerësuar Haradinajn edhe në aspektin politik, por edhe në atë kombëtar.
“Ramush Haradinajt i shpreh respekt për bashkëpunimin institucional dhe për vendimet që kemi marrë së bashku në shërbim të shtetit, në kohë jo të lehta për Kosovën. Kontributi i tij dhe i familjes së tij në luftën çlirimtare dhe në konsolidimin e shtetësisë sonë është pjesë e pandashme e rrugëtimit të Republikës. Kosova është ndërtuar mbi sakrificë, përgjegjësi dhe vizion shtetformues, vlera që duhet t’i ruajmë dhe forcojmë çdo ditë. Akti i dorëheqjes së z. Haradinaj është shprehje e vetëdijes së lartë të një politikani, i cili dëshiron të hapë rrugë, duke dëshmuar se është guximtar në paqe, ashtu siç ishte trim në luftë. Ky është një shembull që do të na shërbejë si mësim për të ardhmen demokratike të Kosovës”, shkruan Hoxhaj në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Qeveria e re e Kurtit nga zotimi për reduktim te zgjerimi i kabinetit
Qeveria e re e Albin Kurtit,
Aktuale
Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 15:00 për të ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare
Deputetët do të mblidhen sot nga
Lajme
Fjala finale: Çka thanë deri më tash avokatët e krerëve të UÇK-së në Hagë?
Gjatë gjithë javës, procesi gjyqësor ndaj