Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur në foltoren e Kuvendit pas prezantimit të kabinetit qeveritar nga mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, duke kritikuar përbërjen dhe mënyrën e paraqitjes së programit qeverisës.
Tahiri tha se deputetët nuk patën mundësi të shqyrtojnë programin dhe përbërjen e qeverisë paraprakisht.
“Sot jemi këtu në një ditë kur ne si deputetë, si grupe parlamentare, do duhej të reflektonim mbi një program, mbi një ekspoze, mbi një kabinet të kësaj qeverie, të cilën as nuk e kemi parë, as nuk e kemi lexuar, por e kemi dëgjuar prej kandidatit për kryeministër në këtë foltore. Bile-bile i lexoi aq shpejt, sa u habita”.
Ai u ndal veçanërisht te numri i anëtarëve të kabinetit qeveritar.
“Kjo është qeveria më e madhe. Një kabinet i përbërë prej 21 ministrash e zëvendëskryeministrash. Kryeministër, a e din çka ke thënë kur e ke marrë mandatin, sa ministra? A e ke ditë që ke themelu një kabinet qeveritar që është i përmasave të shtetit të Kinës, jo të Kosovës me 1.7 milion banorë?”, tha ai.
Tahiri e cilësoi përbërjen e kabinetit si të motivuar politikisht.
“Ky kabinet qeveritar nuk është asgjë tjetër përpos akomodim i një pushteti të marrë në mënyrë demokratike, partiak, që synim të vetëm e ka shtyrjen e një agjende puro partiake dhe politikë. Unë sot nuk kam fjalim, sepse jam këtu në emër të grupit tim parlamentar që të reflektoj mbi programin, mbi vizionin, mbi idetë e kryeministrit se çka do të bëjë me Kosovën”, tha mes të tjerash Tahiri



Të tjera
Uncategorized
Installeer Onze Slimme Versie ◦ Nederlands grondgebied Get Bonus Now
adatpont oltalom költség irányít végigkészítve iparági
Uncategorized
Overzichten Over Softwareleveranciers – BE
mr bet promotiecodes De realiteit is,
Uncategorized
Sloto Stars Casino Jetoane Gratuite Utilizatori Existenți Fără Depunere . teritoriul românesc Join the Action
Cobra cazinou de jocuri de noroc