Kanë kaluar vetëm dy vjet prej kur mitrovicasit krenoheshin me hapësirën e re në qytetin më të varfër në Kosovë. E pavarësisht kësaj periudhe të shkurtër, nga pamjet dhe gjendja e Liqenit Artificial nuk ka mbetur shumë për t’u krenuar.
Ujëra të ndotur, barishte, mbeturina plastike, ulëse të mbuluara po nga mbeturinat janë disa nga pamjet në të cilat do hasë një qytetar atje.
E i gjithë ky degradim, mosmirëmbajtje dhe keqmenaxhim i një investimi dhe hapësire të tillë është për keqardhje dhe lë për të dëshiruar./Botapress/