Policia e Kosovës ka nisur zbatimin e aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026, me fokus të veçantë kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, përkatësisht kamionëve dhe autobusëve, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet e shtuara do të zhvillohen nga sot deri më 15 shkurt 2026, në të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, dhe do të përfshijnë verifikimin e kushteve teknike të mjeteve, dokumentacionin përkatës, respektimin e orarit të vozitjes dhe pushimit, si dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia thekson se shoferët e kamionëve dhe autobusëve konsiderohen shoferë profesionistë, andaj nga ta pritet të jenë shembull në respektimin e ligjit dhe në sjelljen korrekte në trafik.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se këto aktivitete kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.



Të tjera
Lajme
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojmë sakrificën e madhe të tyre
Me rastin e 18 Prillit –
Aktuale
Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë në aksion, zbulohet laborator i madh i drogës në një fshat
Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë
Aktuale
Pako e paralajmëruar nga Qeveria për sektorin privat, Hykmete Bajrami e quan pako për zgjedhjet
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka