Dogana e Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të punonjësit të saj, Enis Thaqi.
Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit, duke theksuar se humbja e Enis Thaqit paraqet një goditje të madhe për komunitetin profesional të Doganës së Kosovës.
“Gjatë karrierës së tij profesionale në Doganën e Kosovës, Enis Thaqi u shqua për profesionalizëm, përkushtim të lartë dhe integritet në kryerjen e detyrave zyrtare. Kontributi i tij ndër vite ka qenë i çmuar për institucionin, ndërsa puna dhe angazhimi i tij lanë gjurmë të pashlyeshme te kolegët dhe bashkëpunëtorët”.
“Mungesa e tij do të ndihet thellë, ndërsa kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat dhe kujtesën tonë”, thuhet në njoftimin e institucionit.
Dogana e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Thaqi.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën