Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nuk është i interesuar të bëhet ambasador i Kosovës në SHBA, shkruan Exrprss.
Abazi tha se nuk ka konkurruar, e as s’ka ambicie. Sipas tij, diçka e tillë është e pamundur përveç se në raste të rralla
“Unë nuk kam konkuruar, asnjëherë as që është përfolur, s’kam pasur ambicie. Kam kaluar 13 vjet, jam qytetar amerikan me pasaportë. Është e pamundur në fakt, përveç se në raste të rralla”, është shprehur Abazi.
“Asnjë të vërtetë nuk ka për cështjen e ambasadorëllëkut”, ka thënë Abazi
“Nuk jam hic i interesuar të bëhem ambasador”, shtoi Abazi./Express/