PZAP i refuzon 6 ankesat tjera si të pabazuara, nis afati dyditësh për ankimim në Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për këtë subjekt politik dhe kandidatët e tij.

Në vendimin e marrë, PZAP ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe është e bazuar.

“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZP, nenin 101 paragrafi 16, nenin 106 paragrafi 3, nenin 111 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenit 9 paragrafi 2 të Rregullores Zgjedhore Nr.13/2024 Rezultatet Zgjedhore”, thuhet në vendim.

Tutje, PZAP ka theksuar se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, për subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e saj.

Sipas Panelit, ky vendim është i pajustifikuar dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore të sipërcekura, “kjo për faktin se duke pas parasysh se kanë përfunduar të gjitha procedurat e numërimit dhe rinumërimit për të 3 gjitha subjektet politike, rezultati përfundimtar duhet të shpallet menjëherë dhe të përfshijë të gjitha subjektet zgjedhore pa përjashtim”.

PZAP ka vlerësuar po ashtu se çdo shpallje e pjesshme e rezultatit përfundimtar, në rrethana të tilla, nuk ka bazë ligjore dhe bie ndesh me parimet e barazisë së subjekteve zgjedhore, sigurisë juridike dhe transparencës së procesit zgjedhor.

“Andaj ky vendim është ne kundërshtim me praktikat e mira zgjedhore dhe po ashtu ne kundërshtim me standardet e Komisionit te Venecias”, thuhet në vendim.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 48 orësh në Gjykatën Supreme.

Më 31 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Megjithatë, gjatë mbledhjes, anëtarët e KQZ-së miratuan listat e kandidatëve të të gjitha partive politike, përveç Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në atë mbledhje, tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan.

Ndërkohë, PZAP ka bërë të ditur se gjashtë ankesa të tjera, përfshirë dy të kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, janë refuzuar si të pabazuara.

Të tjera

Uncategorized

Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win

bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie

Uncategorized

Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer

Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő