Një spital në Spanjë ka arritur një përparim të rëndësishëm mjekësor duke kryer transplantin e parë të fytyrës në botë duke përdorur inde nga një dhurues që kishte marrë ndihmë mjekësore gjatë vdekjes – një procedurë kjo e ligjshme në Spanjë që nga viti 2021.
Operacioni që konsiderohet si zhvillim historik mjekësor u krye në Spitalin Universitar Vall d’Hebron në Barcelonë te një paciente që kishte përjetuar dëmtime të rënda të indeve të fytyrës për shkak të infeksionit, i cili kishte dëmtuar funksionet thelbësore, duke përfshirë frymëmarrjen, të ngrënit dhe të folurit.
Transplanti mundësoi rindërtimin e pjesshëm të fytyrës së pacientes dhe filloi rikuperimin e saj funksional, raporton Euronews.com.

Dr. Joan Pere Barret, drejtuese e Kirurgjisë Plastike dhe Djegieve në Vall d’Hebron, udhëhoqi ekipin kirurgjikal prej gati 100 profesionistësh mjekësorë, duke përfshirë kirurgë, anesteziologë, infermierë dhe specialistë në mikrokirurgji, imunologji dhe shëndet mendor.
Sipas tij, ky lloj ndërhyrjeje kirurgjikale kërkon përgatitje të gjerë dhe kujdes pasues gjatë gjithë jetës, pasi përfshin transplantimin e lëkurës, muskujve, nervave dhe strukturave të kockave, së bashku me medikamente imunosupresive të vazhdueshme për të parandaluar refuzimin e indeve.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,