Një moment të sikletshëm e kanë kapur kamerat që ka ndodhur në pritjen shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Kosovës në shënim të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Në pamjet e publikuara shihet se si, Zotëria i Parë, Prindon Sadriu nuk e ka përshëndetur fare kryeministrin Albin Kurti.
Në video, shihet që presidentja Vjosa Osmani përshëndetet me bashkëshorten e kryeministrit e më pas edhe kryeministrin.
Sadriu në anën tjetër, përshëndetet me bashkëshorten e Kurtit, por e tejkalon Kurtin duke mos i zgjatur fare dorën. Në vend të kësaj, ai përshëndeti një zyrtar tjetër që ndodhej pranë Kurtit.
Nuk dihet nëse kjo ka qenë e qëllimshme, duke marrë parasysh marrëdhëniet e tensionuara mes Kurtit dhe Osmanit kohëve të fundit.