25-vjeçarja e PDK-së, Sala Jashari është njeriu i pestë më i votuar në listën e 110 kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
Sala është mbesa e Salë Jasharit e cila u u ndihmoi ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz, nënës së dy luftëtarëve, Sahit dhe Musa Jashari.
Ndërsa numërimi i votave po vazhdon, ajo del se ka marrë 29,277 vota deri tash.
Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku janë jo shumë vota para saj, duke marrë nga 31,458 dhe 30,011 vota përkatësisht.
Përparim Gruda është gjithashtu një prej kandidatëve shumë të votuar në listën e PDK-së, duke mbledhur afro 25 mijë vota.