Një aksident trafiku ka ndodhur në Çagllavicë, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi ku shihet një veturë e dëmtuar, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Gazeta Express ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.