Reperi Gjesti është vënë në një situatë të sikletshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pasi është përballur me një pyetje provokuese nga banorët e tjerë.
Gjatë një bisede mes banorëve, Danja e vuri atë përballë një skenari të papritur, duke e pyetur se si do të ndjehej nëse ish-e dashura e tij, Xheneta, do të futej si lojtare në shtëpi.
Gjesti, i befasuar nga pyetja, reagoi me një të qeshur ironike, por pa dhënë një përgjigje të qartë. Ai u përpoq të shmangte diskutimin, duke lënë të kuptohet se nuk dëshironte të hynte në detaje mbi këtë temë.
Momenti është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e BBVA, të cilët tashmë kanë filluar të spekulojnë se si do të ishte dinamika nëse Xheneta vërtet do të bëhej pjesë e formatit.Përballja e mundshme mes tyre do të ishte pa dyshim një nga ngjarjet më të diskutuara në spektakël.