Gjuha denigruese, linçuese e plotësisht e papranueshme e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar opozitës e mediave natën e së dielës, ka marrë edhe vëmendjen e mediave me të njohura e kredibile të botës, shkruan Gazeta Express.
Të dielën vonë, afër mesnatës, pas publikimit të disa rezultateve të Exit Polleve dhe fillimit të numërimit të votave nga vetë KQZ-ja, Kurti para disa përkrahëseve të kësaj partie në një fjalim të mbajtur, u shpreh i papërmbajtur për opozitën dhe mediat.
Aty ai, për shkak të politikave ekonomike të partive kundërshtare, morri të drejtën t’i quaj këta të fundit si “hajvana”.
“Ju i patë gënjeshtrat që thanë [partitë opozitare]. Ata thanë se buxheti i shtetit do të jetë më i madh se GDP. Çfarë hajvanash!” tha ai në një skenë në Prishtinë, duke përdorur fjalën shqipe për kafshë si një term nënçmues. “Ata premtuan një [rritje pagash] më të lartë se sa mjetet e tyre”…Por koha e hajvanit ka kaluar.”
Është pikërisht kjo që ka kapur vëmendjen e “Financial Times” e cila i ka kushtuar situatës politike në vend një analizë.
Aty FT, thekson se Kurti me partinë e tij duhet të kërkojnë partnerë koalicioni për të krijuar qeverinë, dhe po ashtu, FT vlerëson se Kosova po mundohet t’i riparojë “lidhjet e prishura me perëndimin”.
Tutje nga prestigjiozja theksohet edhe se Kurti që nga ardhja në pushtet ka i cili ka ngritur nervat jo vetëm mes rivaleve të tij, por edhe me udhëheqësit ballkanik dhe me aleatët e vendit.
Në anën tjetër, FT thekson se partitë opozitare janë me pro-perëndimore se sa Kurti.
Po ashtu, FT vlerëson se perspektiva e një administrate më pro-perëndimore do të mirëpritej nga aleatët të cilët e shohin nacionalizmin në rritje të vendit nën Kurtin si një kërcënim për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në shkrimin e FT, përmendet edhe Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misionet speciale.
Aty kujtohet se si Grenell ka thënë se Kurti ishte një pengesë për lidhjet dypalëshe.
“Ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të [ish-presidentit Joe Biden]”, shkroi Grenell në X një javë më parë.
“Republikanët dhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja”, shtoi ai. “Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit…Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta.”
Grenell më pas e cilësoi si “delirante” përgjigjen e Kurtit se lidhjet Kosovë-SHBA ishin të padëmtuara.
“Nëse duan marrëdhënie të mira me SHBA-në, do të duhet të kenë parasysh se çfarë diktojnë interesat strategjike të Kosovës”, tha Joseph. “Ky është një vend i vogël me një fqinj shumë më të madh armiqësor në Serbi, i cili ka mbështetje nga Rusia, Kina dhe madje edhe Irani…Ju duhet SHBA me vete. Është një realitet strategjik.”
Nevoja e Kurtit për një partner koalicioni nënkuptonte se perëndimi mund të përdorte situatën për të ndihmuar në rifillimin e bisedimeve të Prishtinës me Beogradin – veçanërisht pasi jostabiliteti politik ka dobësuar gjithashtu presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
“Ka një mundësi për të rivendosur dialogun nëse ka një ndryshim në qeveri,” tha Joseph nga Beogradi. “Vuçiq është para një vendimi nëse do të ketë zgjedhje të reja…Dinamika është jashtëzakonisht e ndryshme nga më parë.”
Agon Maliqi, një analist i pavarur me bazë në Prishtinë, paralajmëroi për sfidat e vështira përpara.
“Skenari i vetëm në të cilin unë shoh një qeveri më të mbështetur në dialog është një koalicion më i madh mes Kurtit dhe një prej partive kryesore opozitare”, tha ai. “Vetëm kjo do të ishte një qeveri në gjendje të angazhohej në dialog në mënyrë legjitime.”
“Opozita dhe Kurti kanë vizione shumë të ndryshme”, shtoi ai. “Të gjitha partitë opozitare do të preferonin të koordinoheshin me perëndimin…Por bazuar në retorikën e mbrëmshme, Kurti duket se është në modalitet polarizimi, jo konsensusi.”
Pavarësisht gjuhës së Kurtit, partitë e tjera, PDK, LDK e AAK, kanë qenë të moderuara e të përmbajtura. Ato gjatë fushatës dhe pas tyre, janë shprehur me tone të buta pa kritika, sulme e ofendime. /