Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forcë e parë politike në zgjedhjet e fundit në Kosovë, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Me 92.18% të vendvotimeve të numëruara, LVV-ja ka siguruar 318,286 vota ose 40.94% të totalit.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 174,639 vota (22.46%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 137,302 vota (17.66%). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur të grumbullojnë 58,470 vota (7.52%).
Lista Serbe ka siguruar 30,477 vota (3.92%), ndërsa Koalicioni për Familje ka marrë 17,833 vota (2.29%).
Këto rezultate ende nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të diasporës, të cilat mund të ndikojnë në përbërjen përfundimtare të kuvendit.
Procesi zgjedhor është vlerësuar kryesisht i qetë dhe demokratik, ndërsa partitë politike janë në pritje të rezultateve përfundimtare për të formuar koalicionet e mundshme për qeverisjen e ardhshme të vendit.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2025/02/12-1024x511.jpg)