Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, ku një person është vrarë pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe për pasojë ka humbur jetën. Përveç tij, i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër.
Dy të dyshuarit për këtë rast që tashmë janë arrestuar janë Skender Krasniqi dhe i biri i tij, Taulant Krasniqi.
Të njëjtat burime thonë se personi që humbi jetën tragjikisht është Florim Zani, 57-vjeçar, kurse i lënduari tjetër është i moshës së mitur, A.Zani, rreth 15-vjeçar.
Burimet kanë bërë me dije se konfliktit i ka paraprirë një përleshje fizike ku janë përfshirë palët dhe më pas është përdorur edhe mjeti i mprehtë.
Dy personat që u plagosën pësuan lëndime të rënda trupore, por i ndjeri Zani nuk arriti t’i përballojë dhe vdiq.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.
“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.
Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.”



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën