Një burrë nga Gjakova ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpiaRasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Gjakovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Ankuesi ka njoftuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia në orën 18:00 dhe më nuk është kthyer.
Ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Gjakovë, 20.07.2021 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e bija e tij viktima femër kosovar (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/