Botapress 20 Korrik – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka uruar festën e Kurban Bajramit.Nga ky institut kanë thënë se përkundër festës, ata po vazhdojnë të punojnë.
Ndërsa, me këtë rast nga IKSHPK i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Të njëjtën thirrje sot e bëri edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vitia kërkoi nga qytetarët që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të vaksinohen.
Njoftimi i IKSHPK’së:
Puna në Institutin Kombëtar vazhdon pa pushim!
Qytetarë të nderuar!
Urime Festa e Kurban Bajramit!
Ju lutemi vaksinohuni të gjithë për të qenë të shëndetshëm!