Theret me thikë 41 vjeçari në Tiranë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pasi kanë therë më thikë një person në Tiranë për motive të dobëta.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxherri”, dhe vepra është cilësuar si “plagosje e rëndë me dashje”.

Ndërkaq siç bën me dije Policia e Shtetit të dyshuarit janë: B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç.

“Në pranga u vunë shtetasit  B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, kryer në bashkëpunim.

Në rrugën ‘Ramazan Gaxherri’, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Tch

Të tjera

Aktuale

Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se

Aktuale

Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese

Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,