Bashkëpunëtori i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, në 20-vjetorin e vdekjes së tij mori fjalën në akademinë përkujtimore që u organizua në nder të tij.
Siç bën shpesh, Merovci nxori për publikun zakone të Rugovës që nuk janë ditur më parë.
Kësaj radhe ai foli për shprehinë e tij për të pirë kafe, duke thënë se i ka pirë 20 sosh brenda 24 ore.
“Brenda 24-orësh ka pirë 20 kafe turke pa kajmak, që vetëm zonja Fanë ia ka përgatitur si duhet”.
Ai foli edhe për bisedat e Rugovës të cilat i bënte me të huajt.
“Në takimet me të huajt fliste për plantacionet e rrushit në Rahovec, mineralet e shumta të Kosovës dhe kapacitetet burimore energjetike të thëngjillit dhe shpesh thoshte se Kosova mund të prodhojë energji elektrike për gjysmën e Europës”.
“Kur e përmendnim bukën e kallamojtë, thoshte: lë, lë, lë mos ndillni fukarallëk”.



Të tjera
Aktuale
Përmbyllet procesi i rinumërimit të votave në 8 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve
Aktuale
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë
Sot ka ndodhur një incident në
Aktuale
A do të paguajë Kosova diçka për pjesëmarrje në Bordin e Paqes?
Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se