Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua është privuar nga jeta brenda shtëpisë së saj, ndërsa i dyshuari kryesor është vetë djali i saj.
Sinjali mëson se viktima është Tenzilja Boza, e cila dyshohet se është mbytur nga djali i saj, Ferzidin Boza.
Sipas informacioneve fillestare, rasti është raportuar rreth orës 01:06, pasi autoritetet janë njoftuar se brenda një shtëpie në Restelicë kishte ndodhur një rast i rëndë, ku një grua ishte pa shenja jete.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa ekipi mjekësor nga QKMF-Dragash ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe: Njësitë e hetimeve
Forenzika e Stacionit Policor Dragash
Hetimet Rajonale – Prizren
Prokurori për Krime të Rënda
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i Tenzilja Bozës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe motivin e këtij krimi të rëndë familjar.



Të tjera
Lajme
Cilëve kandidatë të PDK-së iu “tkurrën” votat pas rinumërimit në Skënderaj?
Për shkak të parregullësive të evidentuara
Aktuale
Djali i ish-presidentit Rugova me disa fjalë për Lumir Abdixhikun
Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë
Aktuale
Çka është Bordi i Paqes i Trumpit, në të cilin do të bëjë pjesë edhe Kosova?
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar