Në emisionin “Kosova Live” në T7 Kurtesh Sherifi, profesor në Universitetin e Prishtinës , Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, ka shprehur shqetësim serioz lidhur me përmbajtjet e publikuara në rrjete sociale nga Arianit Sllamniku ku pretendohet se barnat e përdorura kanë eliminuar parazitë te fëmijët, foto të dërguara nga familjarët e fëmijëve të prekur me autizëm.
Sipas Sherifit, nga ajo që ka parë në fotografitë dhe bisedat e publikuara, nuk bëhet fjalë për parazitë. Ai ka shpjeguar se, për shkak të dozave të mëdha të barnave, është shkaktuar irritim i zorrës, duke çuar në eliminimin e asaj që njihet si mukozë me fibrinë.
“Fibrinat, në disa raste, mund të duken si parazitë, por ato nuk janë parazitë. Kjo është pasojë e dëmtimit të mukozës së zorrës nga veprimi i barit,” ka theksuar Sherifi.
Ai ka shtuar se paraqitja e këtyre materialeve si ‘parazitë të eliminuar’ përbën, sipas tij, një formë mashtrimi, pasi bëhet fjalë për substanca të tjera që nuk janë parazitë.
Profesori ka shprehur habi edhe me reagimin e familjarëve, duke ngritur alarmin se mukoza e zorrës mund të jetë dëmtuar, çka paraqet rrezik serioz për shëndetin.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing