Blerta Deliu nga PDK ka reaguar pasi pas rinumërimit të votave janë evidentuara mos përputhje të votave për disa kandidatë për deputetë.
Deliu ka kërkuar verifikim të plotë të votës, duke thënë se çdo tentativë për të ndryshuar vullnetin qytetar duhet të trajtohet menjëherë
“Asgjë nuk e dëmton demokracinë më shumë sesa manipulimi i zgjedhjeve. Prandaj, verifikimi i plotë i votës dhe rinumërimi i procesit janë të domosdoshëm për të zbardhur realitetin. Çdo tentativë për të ndryshuar vullnetin qytetar duhet të trajtohet menjëherë dhe të pasohet me ndëshkim. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar keqpërdorimet dhe për të rikthyer besimin te votuesit”, ka thënë ajo.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi