Në Liqenin e Ujmanit, sot është shënuar festa ortodokse e Bogojavljenjes me manifestimin tradicional të notimit për Kryqin e Shenjtë, ku qindra pjesëmarrës serbë u hodhën në ujërat e ftohta për ta gjetur kryqin.
Ngjarja nisi rreth orës 13:00 dhe shënoi rekord pjesëmarrjeje me mbi 300 notarë nga veriu i Kosovës, por edhe nga rajone të tjera, përfshirë Beogradin dhe Malin e Zi.

Në vendngjarje u vunë re edhe pankarta me mbishkrimin “Studentët dhe Zoti”, në shenjë mbështetjeje simbolike për protestat studentore në Serbi, ndërsa policia e Kosovës ishte e pranishme me masa të shtuara sigurie.
Notimi për Kryqin e Shenjtë në Liqenin e Ujmanit mbahet tradicionalisht që nga viti 2011 dhe zhvillohet në distancë simbolike prej 33 metrash, që përfaqëson vitet e jetës së Jezu Krishtit.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing