Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar lidhur me problemet që kanë dalur me rinumërimin e votave.
Kryeziu është shprehur i çuditur që VV-ja nuk po reagon.
Postimi:
Të gjitha partitë kryesore – përveç Vetëvendosjes?!
Shumica e partive politike kanë kërkuar rinumërim të votave preferenciale dhe, me gjasë, i gjithë vendi po shkon drejt rinumërimit të votave për kandidatët.
Ironikisht, subjekti që ka fituar më së shumti vota dhe që pritet të formojë institucionet, ende nuk ka asnjë reagim publik. As nga partia. As nga kandidatët e saj që kanë përfituar rritje të pazakontë të votave – rritje që sot po hetohet seriozisht si rezultat i manipulimit të votës preferenciale.
Kërkesa për rinumërim nuk lidhet me interesat e një subjekti apo të një kandidati të caktuar, por me standardin minimal të besueshmërisë së procesit zgjedhor. Kur refuzon ta thuash këtë publikisht, nuk po e mbron votën qytetare – por po e ulë besimin e qytetarëve dhe po e relativizon manipulimin.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing