Një rast i rëndë është raportuar të dielën në Fushë Kosovë, ku një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar.
Sipas burimeve të besueshme, rasti është raportuar më 18.01.2026, rreth orës 11:00, në rrugën “Selim Grajqevci” në Fushë Kosovë.
Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të Stacionit Policor Fushë Kosovë, NJHR, si dhe Forenzika Rajonale, për të trajtuar rastin dhe për të kryer veprimet e nevojshme.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe autoambulanca e QMF-Bresje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas vlerësimit fillestar nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.
Rasti po vazhdon të trajtohet nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.



Të tjera
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu
Aktuale
KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
KEDS ka treguar se ku do