Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar për përplasjen mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani, të cilën po e sheh si konflikt artificial dhe qëllimkeq.
Berisha ka thënë se përplasja e tyre po bëhet vetëm për pushtet dhe në dëm të shtetit.
Ai ka bërë edhe akuza duke thënë se edhe Osmani edhe Kurti po e zbatojnë planin serb të quajtur “Oživljavanje”.
Konflikti Osmani – Kurti është artificial dhe qëllimkeq!
Kurti e lufton UÇK-në pa kompromis në mënyrë që t’i izolojë nga bota veteranët e UÇK-së.
Forcen e vetme kundërshtuese të natyrshme. Madje, një pjesë të madhe të tyre e pati mashtruar me shumë sukses!
Nëse këta dy mbesin në pushtet, do të vijë dita kur Veteranët do të arrestohen edhe në Shqipëri, për shkak të obligimeve nga Interpoli!
Osmani do të dal shpejtë me një deklaratë mbështetëse për Veteranët!
Qika e babës së vet do të propagandojë të djathtën!
Pozitën dhe opozitën do ta luajnë këta të dy, në këtë lojë do të lëshohen liderët opozitar në mënyrë që të përfitojnë nga kjo “përçarje“ ndërsa popullit i mbetet të përcaktohen për Kurtin ose Osmanin!
Njëri me Amerikën, tjetri me Evropë!
Kurse, të dy kryeshyt me Rusinë!
Në fakt, veç për pushtet e në dëm të shtetit.
Plani Serb Oživljavanje ose Оживљавање po zbatohet me përpikmëri nga të dy.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,